Fasonet kane shkurtuar 22 mije vende pune |Lajme-News

2020-08-01 0

Industria fason ka shkurtuar 22 mijë vende pune, duke e bërë sektorin me numrin më të lartë të të papunëve që ka krijuar pandemia.
Eksportet e fabrikave me materiale porositëse u tkurrën me 44% për periudhën Prill-Qershor të këtij viti, duke i shkaktuar të gjithë industrisë një faturë humbjesh prej 130 milionë Eurosh.
Në këto kushte, në një letër të hapur publike për qeverinë, Shoqata Proeksport kërkon rikonceptimin e skemës së garancive sovrane në mënyrë që sektori të shpëtojë.
?Instrumenti i Parë Kredi me Garanci Sovrane 100% të rivendoset në afat dhe të lehtësohen kriteret për fimat që duan të aplikojnë. Instrumenti i Dytë Kredi me Garanci Sovrane 60% të ketë lehtësim të kushteve kualifikuese, duke mbështetur të gjitha ndërmarrjet që aplikojnë?.
Bizneset fasonë thonë se qeveria duhet të krijojë një fond me kredi të buta dhe donacione për të diversifikuar linjat e prodhimit për industrinë në materiale mbështetëse për pandeminë, por dhe të kompensojë kostot e Protokollit të Sigurisë, e cila arrin në 5 mijë Lekë në muaj për punonjës.
?Sipërmarrjet e sektorit që kanë nevojë të riformatojnë prodhimin dhe të diversifikojnë produktet, në përshtatje me kërkesat e sotme të tregut ndërkombëtar?.
Industria e prodhimit të veshjeve hde këpucëve ka në total 700 fabrika, ndërsa vitin e shkuar pesha e eksporteve të tyre arriti në 800 milionë Euro, duke zënë 40% të eksporteve vendase.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/